Shumë prej nesh, sidomos fëmijët e kanë merak pomfritin apo patatet e skuqura.
Dhe për çudi, patatet e prera e të ngrira që vijnë të gatshme për skuqje, kanë shkuar në qiell me çmime. 1 kilogram sillet rreth 2 euro, ndërkohë që patate gjeni prej 30 deri në 80 centë kilogrami dhe mund ta përgatisni vetë pomfritin.
Për ta bërë më të lehtë këtë procedurë, ju duhet edhe një prerëse. Thjeshtë e fusni pataten e qëruar paraprakisht dhe me një të shtypur do të nxirrni patate të prera hollë të gatshme për skuqje.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Prerëset më të lira i gjeni në marketet E-Baa dhe në 75Mall.
Në E-baa është një prej plastikës së fortë e brendit Tescoma dhe kushton 17.9 euro, aq sa edhe në 75Mall, ku ofrohet një e markës Gotek. Edhe kjo është prej plastikës, por mekanizmin e ka prej hekuri.
Prerëse gjeni edhe në GjirafaMall dhe është goxha profesionale. Është e brendit Kamille dhe kushton 19.99 euro. Është e punuar nga plastika e fortë dhe inoksi.
Prerësja më e shtrenjtë mund të porositet në Foleja. Është e markës Gefu Hassel dhe kushton 29 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU