Një tjetër pajisje apo vegël pa të cilën nuk bën të rri asnjë shtëpi. Bëhet fjalë për prerësen e thonjve apo gërshërët e thonjve siç mund ta hasni gjatë kërkimit.
Madje është mirë që secili ta ketë një personale, pasi kështu mbroni thonjtë nga myku apo ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse.
Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Prerësen më të lirë të thonjve e gjeni në dyqanin 75Mall. Kushton 1.70 euro dhe nuk është specifikuar brendi.
Ky dyqan ofron edhe një më të madhe me çmim 1.90 euro.
E në GjirafaMall, prerësen më të lirë e gjeni për 5.99 euro. Është e markës Sally Hansen. Sipas përshkrimit të produktit, kjo prerëse ofron prerje perfekte, duke siguruar skaje të lëmuara dhe të rregullta të thonjve çdo herë.
Nëse doni pak më të shtrenjta, ka edhe të tilla. Për shembull në Foleja gjeni një prerëse që ka edhe llupën e integruar në rast se shikimi u është dobësuar. Është e brendit Sundo dhe kushton 19 euro.
E në këtë dyqan, gjeni edhe prerësen më të shtrenjtë të thonjve. Bëhet fjalë për një të brendit Zwilling dhe mund të porositet për 99 euro.