Prizë ‘smart’ – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Prizë ‘smart’ – ku e gjeni më së liri

13.10.2024

Shperndaje:

Me zhvillimin e teknologjisë, ajo mund të depërtojë në çdo pore të jetës sonë. Tash mund ta bëni “smart” edhe bojlerin, furrën e bukës apo ndonjë pajisje tjetër që furnizohet me energji elektrike.

Për këtë ju duhet një prizë e mençur apo “smart” siç mund ta hasni në tregun online. Krejt çka ju duhet është të fusni ndonjë pajisje në prizën ‘smart’ të cilën paraprakisht e keni futur në rrymë, të instaloni aplikacionin në telefon dhe përmes tij të komandoni. Natyrisht ju duhet edhe Wi-fi në shtëpi, që sot secila e ka.

Shembull, jeni duke u kthyer në shtëpi dhe dëshironi që furra e bukës të lëshohet dhe të ngrohet. Këtë mund ta bëni nga largësia kur të doni përmes telefonit.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund në disa markete dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Prizën ‘smart’ më të lirën e gjeni në dyqanin Foleja. Kushton 6 euro dhe është e brendit S-Mate.

Në marketin online 75Mall, priza ‘smart’ më e lira kushton 9.90 euro dhe është e martës Ikea.

Prizë gjeni edhe në GjirafaMall. Ajo e brendit Sonof kushton 13.5 euro.

Në këtë dyqan mund të porositet edhe priza ‘smart’ më e shtrenjtë. Është e brendit Eve Energy dhe kushton 74.5 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU