Testi serologjik covid 19 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Testi serologjik covid 19

Testi serologjik për Covid 19, në Kosovë.

Testet serologjike detektojnë prezencën e antitrupave në trupin e njeriut kur organizmi i përgjigjet një infeksioni specifik. Kjo vlenë edhe për Covid 19. Me fjalë të tjera, testi detekton reagimin e sistemit imunitar të trupit të shkaktuar nga virusi e jo vet virusin. Në ditët e para të infeksionit kur trupi është duke ndërtuar mbrojtjen e vet këto anti trupa nuk identifikohen. Kjo e kufizon testin si metodë e identifikimit të infektimit. Për këtë testi serologjik nuk mund të përdoret si burim i vetëm i testimit të personit nëse është i infektuar.

Ky test mund t’i ndihmojë profesionistët mjekësorë që të gjejnë se kush ka zhvilluar sistemin imunitar që të luftojë Covidin. Tutje, këto teste mund të ndihmojnë në identifikimin e atyre që mund të dhurojnë gjak për të përdorur këtë dhuratë që të nxjerret plazma që mund të përdoret për shërim të të tjerëve.

Përdorimi i këtij testi dhe çka do të thotë

Megjithate, për përdorimin e drejtë të këtyre testeve ëstë me rëndësi që të kuptojmë performacën e tyre, karakteristikat dhe kufizimet. Përveç kësaj, tashti janë duke u bërë studime për të adresuar pyetjet të cilat do të informojnë më mirë për përdorimin e drejtë të këtyre testeve. Këtu përfshihet edhe çështja nëse prezenca e antitrupave përkthehet në një nivel të imunitetit që do të parandalojë apo do të ulë nivelin e sëmundjes në rast të ri infeksionit, si dhe gjatësinë e imunitetit. Burimi (US Food and Drug Administration)

Testi serologjik në Kosovë bëhet në shume laboratore kosovare, çmimet mund të shihen më poshtë. Testet mund të bëhen për vlerat e përbashkëta të të gjitha antitrupave apo ndaras.

Shitësit më të lirë

Çmimi nuk është përditësuar!

SaKushton.com

Produktet më të kërkuara

Lajmet e fundit