Produkte Dove – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Produkte Dove – ku i gjeni më së liri

19.05.2024

Shperndaje:

Në treg ka lloje të shumta e brende të njohura të deodorantëve, shampove për trup e flokë, kremrave e të tjera. Në konsideratë duhet marrë edhe produktet Dove.

Ky brend ofron gamë të gjerë të produkteve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Produktin më të lirë Dove e gjeni në rrjetin e dyqaneve Spar. Është një deodorant me 150 ml dhe kushton 3.79 euro. Është për femra.

Në Gjirafa50, një deodorant Dove, linja ExtraFresh kushton 6.37 euro. Është për meshkuj.

Në këtë dyqan online gjeni shumë zgjidhje.

Për 5.61 euro gjeni gjel dushi, me sasi 250 ml, e për 6.01 edhe gjel dushi anti-stres.

Për 6.37 euro mund të porosisni sapunin e lëngshëm Dove, e për 7.19 euro, sapunin anti-age. Ju mundëson të keni lëkurë sa më rinore dhe shishja ka 450 ml.

Ka edhe krem Dove për bebe. Shishja me 250 ml kushton 9.90 euro.

E më së shtrenjti nga produktet e Dove, është një losion ushqyes për lëkurë të trupit.

Shishja ka 400 ml dhe kushton 10.92 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU