Produktet me zbritje në Jysk dhe Dormeo – zgjidh më të mirët

03.11.2022

Shperndaje:

Më integrimin e brendeve të huaja Jysk dhe Dormeo, oferta e kërkimit të produkteve në platformën SaKushton, është zgjeruar për qindra të tillë.

Në këto dy dyqane mund të blini gjithçka për shtëpitë tuaja, duke nisur nga dhoma e fjetjes, kuzhina, dhoma e ndenjes, banjona e deri te kopshti.

Kësaj here ua sjellim disa nga produktet me zbritje në këto dyqane, që janë të shpërndara në gjithë Kosovën, por mund të bëni porosi edhe online.

Zbritjet në Jysk

Me më pak se 8 euro, në Jysk mund të blini shtrojë për banjo. Shtroja Karlstad me dimensione 50×80 cm është me zbritje 53 për qind dhe nga çmimi i rregullt 16.99 euro mund ta blini për 7.99 euro. Ofrohen disa ngjyra.

Me 50 për qind zbritje mund të blini edhe çarçaf sateni për dyshek të brendit Kronborg. Çarçafët me dimesnione 150×250 cm nga 24.99 euro mund t’i blini për 12.50 euro. Ofrohen edhe dimensione të tjera.

Nëse zgjidhni jastëk Wellpur, atëherë edhe atë mund ta merrni me 50 për qind zbritje – për 44.99 euro nga 89.99 euro sa është çmimi i rregullt.

Me këtë zbrijte ofrohet edhe dysheku për një person, 90×200 cm Wellpur. Është me disa shtresa dhe kushton 249.99 euro.

Gjeni edhe produkte si jorganë, perde, tepih, vazo e shumëçka tjetër me zbritje nga 20 deri në 50 për qind.

Zbritjet në Dormeo

Edhe në këtë dyqan, i specializuar sidomos për produkte që kanë të bëjnë me dhomën e gjumit dhe rehatinë gjatë gjumit, gjeni produkte me zbritje deri në 70 për qind.

Për shembull jastëk Siena mund të blini për 13.47 euro nga 44.90 sa është çmimi i rregullt.

Nëse kërkoni jorgan, atëherë mund të blini me zbritje atë Siena Light për 23.96 euro nga 59.90 euro sa ishte çmimi i rregullt.

Tjetër, mund të porosisni setin e çarçafëve The Essential për dy persona me zbritje. Çmimi i rregullt është 39.90 euro, por me 50 për qind zbritje e merrni për 19.90 euro, e nëse jeni anëtar i Club 5*, atëherë e merrni edhe më lirë – 17.91 euro.

Dormeo veçohet sidomos për dyshekët. Gjeni dyshekë të shumtë me zbritje prej 20 për qind. Dyshekun I Memory S Plus III mund ta blini për 383.92 euro nga 479.90 euro sa është çmimi i rregullt. Me kartelë Club 5*, e merrni për – 343.92 euro.

Gjeni edhe dhjetëra e dhjetëra produkte me zbritje. Mjafton një klik në platformën SaKushton.