Dhjetëra produkte nga vaji i arganit – kërko më të lirat – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Dhjetëra produkte nga vaji i arganit – kërko më të lirat

29.08.2023

Shperndaje:

Janë me dhjetëra përfitime nga përdorimi i vajit të arganit, e në treg gjeni me qindra produkte nga ky vaj.

Përfitimet kryesore nga përdorimi direkt i vajit apo i produkteve nga vaji i arganit janë kryesisht dermatologjike, pra ju ndihmojnë t’i hiqni rrudhat, të shëroni aknet, të luftoni dermatitin, të eliminoni irritimin nga brisku i rrojes, të forconi thonjtë, të trajtoni rënien e flokëve e të tjera. E nëse e përdorni në kuzhinë, atëherë me të mund të përmirësoni tretjen, të qetësoni gjendjen e artritit e reumatizmës si dhe të ndihmoni në parandalimini e kancerit.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të produkteve me bazë vajin e arganit dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Produktin më të lirë me bazë vajin e arganit e gjeni në 75Mall. Është një sapun për pastrim të fytyrës. Kushton 2 euro.

Në Begmart, produkti më i lirë po ashtu është një sapun për fytyrë. Kushton 3.90 euro, ndërkohë për 5.50 euro gjeni një labellë për buzë.

Në 75Mall i gjeni po ashtu edhe këto produkte nga vaji i arganit, si esencë relaksuese për 8 euro, esencë për balancimin e lagështisë – po ashtu për 8 euro, pastaj losion trupi të brendit Dr. Pasha për 9.90 euro e shumë të tjera.

Produkti më i shtrenjtë në 75Mall, sa u përket produkteve me bazë vajin e arganit, është një krem për fytyrë i brendit Dr. Pasha. Kushton 20.90 euro.

Në Begmart, gjeni shower gel për 10.90 euro, krem për duar – po ashtu për 10.90 euro, shampo për forcim të flokëve për 11.50 euro e të tjera. Produkti më i shtrenjtë në këtë market online është vaji për trup, që kushton 34.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU