Nëse në platformën SaKushton kërkoni me fjalën kyç “udhëtim”, atëherë do t’ju shfaqen disa produkte që ju shërbëjnë për udhëtime të ndryshme, qoftë me veturë apo me aeroplan.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Në 75Mall, produktin më të lirë për udhëtim e keni një set, ku përfshihet brusha e dhëmbëve që paloset dhe një pastë 10 gr. Të dyja vijnë të paketuara në një kuti. Seti kushton vetëm 1 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe një çantë të vogël, të kaltër, për 2.45 euro. Ajo lirshëm mund të futet kudo. Pastaj, për 2.45 gjeni edhe qese vakumi. Pra pasi t’i fusni rrobat ua nxirrni ajrin në mënyrë që të zënë më pak vend në valixhen tuaj. Seti vjen më tri copë.
Gjeni edhe shumë lloje të maskave për sy. Pasagjerët në veturë mund t’i vënë ato dhe të flenë lirshëm, apo mund t’i shfrytëzoni edhe për ndonjë udhëtim të gjatë me aeroplan. Të punuara me pluhur të hekurit, ujë, karbon aktiv, krip e vermikult, maskat ju mundësojnë të flini posa t’i vini në sy. Maska më e lirë kushton 3.99 euro.
Për 6.95 euro, në 75Mall mund të gjeni edhe një çantë për kozmetikë, ndërkohë për 7.90 euro mund të gjeni një termos udhëtimi të brendit Texell.
Në Neptun, për 16 euro gjeni jastëkun e udhëtimit “Travel Blue”. Mund ta vë shoferi apo pasagjeri afër tij për pushim të qafes dhe shpinës.
Në Neptun, më së shtrenjti nga produktet e udhëtimit e gjeni një termos Tefal, të cilin pos me ujë mund ta mbushni edhe me kafe, çaj apo ndonjë supë. Kushton 32 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU