Një prej brendeve më ikonike për të rinjtë e të rejat, padyshim se mbetet Levi’s.
Kjo markë ofron shumëçka, duke nisur nga papuçet e deri te kapela.
Në këtë tekst, do të koncentrohemi në disa produkte të Levi’sit, që mund t’i gjeni online dhe që janë për sezonin e verës.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri mund të porosisni një fanellë/maicë për meshkuj. Është komplet ngjyrë hiri me logon e vogël “Levi’s” dhe në dyqanin Foleja kushton 24 euro.
Për 30 e 31 euro, në këtë dyqan mund të porosisni maica të tjera me dizajn tjetër, e për 32 euro mund të blini setin me dy palë mbathje (brekë) për meshkuj.
Për femra, maicën më të lirë e gjeni në GjirafaMall. Është e bardhë me logon e Levi’sit para të madhe dhe kushton 32.99 euro.
Në GjirafaMall, për 35.49 mund të porosisni papuçe vere për femra. E të njëjtat në Foleja kushtojnë fiks 40 euro.
Në këto dy dyqane, ka shumë zgjidhje për mbathje. Për shembull, një palë sandale për meshkuj “Levi’s” mund t’i blini për 64 euro në Foleja. Janë me rripa dhe komplet të zeza. Ka edhe më të lira.
Gjeni edhe atlete, duksa, xhinse e shumëçka tjetër nga ky brend, por kësaj here po flasim vetëm për produkte të sezonit veror.
Një palë pantallona të shkurtra prej xhinseve, për meshkuj, mund t’i porosisni për 87 euro.
Njëjtë apo pak centë më shumë kushtojnë edhe ato për femra. Ofrohen shumë zgjidhje dhe brendi Levi’s është sidomos i njohur për xhinset.
Për të parë më shumë, kliko KËTU