Ku i gjeni më së liri 10 produktet më të kërkuara në SaKushton

05.11.2022

Shperndaje:

Rubrikë e veçantë në platformën SaKushton është edhe ajo për produktet më të kërkuara. Varësisht nga kërkimi, selektohen produktet dhe sot ua sjellim 10 produktet më të kërkuara me çmimin më të lirë.

Zakonisht produktet më të kërkuara janë ato ushqimore, por ka edhe nga të tjerat. Si shembull një pako interneti plus kablovik, që kompanitë e promovojnë si Premium.

Më së liri e gjeni në Art Motion e Kujtesa, 24.99 euro, derisa në Ipko pakoja premium kushton 33.60 euro. Të dy kompanitë ofrojnë nga dy resivera, por kanale e shpejtësi interneti të ndryshëm.

Kliko KËTU për më shumë

Ndër produktet më të kërkuara rezulton edhe qumështi Vita. Më së liri paketimin 1L e gjeni në Maxi Market – 1.15 euro, në E-Baa 1.27 euro, kurse në Spar 1.29 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Nëse kërkoni pije energjike Red Rain në kanaçe 250 ml, atëherë më së liri e gjeni në Spar – 0.39 euro, e në Maxi Market ky produkt kushton 0.45 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Ndryshim i madh i çmimi vërehet te limoni. Më së liri e gjeni në E-baa – 1.06 euro kilogrami. Në Maxi Market mund ta blini për 1.75 euro, kurse në Spar për 1.99 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Po deshët të freskoheni me Coca Cola, atëherë më së liri mund ta blini në Maxi Market. Shishja me vëllim 1.25 L kushton 0.99 euro. Në Begmart, e njëjta shishe kushton 1.02 euro, kurse në E-baa 1.06 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Pa supë nuk bën të niset dita. Dhe nëse jeni adhurues i supës së gjelit të Podravkas, atëherë më së liri e gjeni në Maxi Market – 0.39 euro. Të njëjtën supë në Begmart e gjeni për 0.54 euro. Pra 15 centë më shtrenjtë.

Kliko KËTU për më shumë

Keni vendosur të blini krem lajthie Nutella? Atëherë më së liri e gjeni në Maxi Market. Kavanozi me peshë neto 200 gr kushton 2.29 euro. Në E-Baa kushton 2.30 euro, kurse në Begmart 2.59 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Pak për higjienë. Produktin Domestos 750 ml bindshëm më së liri e gjeni në Begmart, 1.64 euro. Në Maxi Market kushton 2.14 euro, kurse në E-baa 2.45 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Në treg edhe vezët kanë dallim të madh në çmim. Derisa kompleti me 30 copë vezë po sillet rreth 4 euro, në Spar mund ta blini për 2.69 euro. Në Maxi Market një komplet vezë kushton 4.29 euro.

Kliko KËTU për më shumë

Dhe pak edhe nga teknologjia. Nëse jeni në kërkim të një Apple MacBook Pro, atëherë më së liri e gjeni në dyqanin Kejes. Kushton 1.599 euro. Në e-Gjeta, i njëjti kushton 1.989 euro. Performancat i kanë të njëjta: 13 inch, 512 GB dhe 8 GB Ram.

Kliko KËTU për më shumë