Projektor – ku e gjeni më së liri

17.06.2022

Shperndaje:

Film, ndeshje futbolli apo çka do tjetër. Përmes një projektori ju mund t’i ofroni vetes kënaqësinë duke krijuar ambient sikur të ishit në kinema apo edhe në stadium.

Sot ka lloje të ndryshme të projektorëve, që ofrojnë cilësi e efekte të shumta për t’u ofruar kënaqësinë që kërkoni. Bartja e pamjeve në një mur të bardhë e të madh apo edhe në një material diku në oborr, është diçka që çdokush do e dëshironte.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Për të blerë edhe më të lirin projektor, duhet të ndani mbi 200 euro.

Projektori më i lirë mund të blihet në PemaMall. Kushton 210 euro dhe është i brendit Epson. Ka teknologji 3LCD, me mundësi që të krijohet ekran nga 50 inç deri në 300. Distanca e projektimit tele është nga 2.4 metra deri në 14.8.

Në Gjirafa50, projektori më i lirë është ai i brendit Philips, modeli Neo Pix. Kushton 223.50 euro. Me rezolucion të lartë, shkëlqim dhe një altoparlant të integruar, do të ndiheni sikur jeni pjesë e një historie. Mund të shikoni lehtësisht përmbajtje nga kompjuterët si dhe nga pajisjet inteligjente si telefoni. Është projektor me teknologji LCD, rezolucion 1920 x 1080, raport pamjeje 16: 9 dhe raport kontrasti 3000:1.

Neptuni ofron VIEWSONIC si projektorin më të lirë. Kushton 259 euro, e kush ka kartelën Happy të këtij dyqani, mund ta blejë për 229 euro. Ka rezolucion Full HD, ndriçim 120 Led Lumens dhe kontrast 500:1. Mund të përdoret në distancë minimale prej 0.64 metra dhe maksimale, 2.66 metra.

Në Aztech i njëjti produkt ofrohet për 299 euro.

Në tregun online gjeni pafund zgjidhje për projektor. Më i shtrenjti mund të blihet në Gjirafa50. Projektori i brendit Samsung, kushton 3739.50 euro. Projektori me diagonale 305 cm dhe ndriçim 2200 lumenë ka distancë të shkurtër projektimi 0.25 – 0.42 m, rezolucion 3840×2160 pikselë (UHD), zë të fuqishëm dhe mbështetje HDR10+ për saktësi të përsosur të ngjyrave.

Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU