Një prej lojërave atraktive, e që nuk ka të bëjë me telefonin apo laptopin, është edhe puzzle.
Pjesëza të vogla që duhet plotësuar me njëra-tjetrën për të kompletuar fotografinë e caktuar.
Në tregun online gjeni shumë lloje, duke nisur nga më thjeshtat me 30 elemente, që janë për fëmijë e deri në 3000, e që duhet kohë për t’i dalë në krye.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Puzzle më e lirë mund të porositet në GjirafaMall. Është me 30 pjesëza dhe është për fëmijë. Figura është më kafshë të ndryshme dhe kompleti kushton 4.99 euro.
Po ashtu për fëmijë gjeni edhe një puzzle me 104 pjesë. Figura është me Paw Patrol. Kushton 5.99 euro.
Puzzlen pak më serioz, për të rritur e me 500 elemente në GjirafaMall e gjeni për 7.49 euro. Është një figurë me ndërtesa të shumta e deti përreth.
Puzzlen më të shtrenjtë, mund ta porosisni në këtë dyqan për 13.49 euro. Është me 2000 elemente dhe duhet të plotësoni një fotografi ku shfaqet një pjesë e qytetit të New-Yorkut.
Për të parë më shumë, kliko KËTU