Qumësht, jogurt e djathë dhie – ku i gjeni më së liri

08.10.2023

Shperndaje:

Ka më pak kalori, e më shumë vlera ushqyese. Ky është qumështi i dhisë. Dhe dietologët gjithnjë e më shumë këshillojnë që ky lloj qumështi dhe produktet e tij, të konsumohen më shumë.

Natyrisht, kushton më shumë, por nëse keni mundësi ia vlen.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Qumështi më i lirë në paketim tetrapak 1 litër, mund të blihet në Begmart. Kushton 2.95 euro dhe është i brendit grek Olympus.

Edhe jogurti nga qumështi i dhisë më së liri mund të porositet në Begmart. Paketimi 150 gr. i brendit Olympus kushton 0.98 euro.

Djathi më i lirë, në këtë market kushton 4.83 euro. Kënaçja ka 400 gramë djathë neto dhe është i brendit turk Sutdiyari .

Për 12.7 euro, mund të porosisni djathin Gazi, po ashtu brend turk. Kënaqja ka 600 gramë djathë.

Dhe produkti më i shtrenjtë, është po djathi. Brendi nga Shqipëria Gjirofarm, ofron paketimin me 900 gr. djathë dhie për 17.91 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU