Rafte për këpucë, rroba, libra, dekor e të tjera – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Rafte për këpucë, rroba, libra, dekor e të tjera – ku i gjeni më së liri

12.09.2023

Shperndaje:

Gati asnjëherë nuk mjaftojnë dollapët që kemi nëpër shtëpi për të sistemuar të gjitha gjërat. Gjithnjë duhen vende shtesë, e zgjidhja më e mirë janë raftet që mund t’i lëvizim sa herë dëshirojmë.

Në tregun online mund të gjeni rafte për këpucë, rroba, libra, ka edhe rafte dekor e shumë të tjera.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Raftin më të lirë e gjeni në marketin online 75Mall. Është raft dekor, që ngjitet në mur. Është 5-këndësh dhe ofrohen ngjyra të ndryshme. Copa kushton 1.45 euro.

Në këtë dyqan, për 3 euro gjeni raft për rroba. Është prej shtizave të aluminit dhe materialit.

Për 4 euro, gjeni raft të vogël këpucësh. Ka 3 platforma për vendosje të këpucëve dhe është i hapur në të gjitha anët.

Në Jysk, rafti më i lirë është një i metalit. Është si varëse dhe ka 2 “xhepa” që mund të vendosni çkado. Mund të përdoret edhe në banjë.

Në fakt, në Jysk gjeni ofertën më të madhe për rafte. Për 10 euro mund të porosisni një raft metalik për këpucë. Është i hapur dhe ka katër platforma për vendosje të këpucëve.

Rafti më i lirë për libra, po ashtu mund të blihet në Jysk. Është prej druri, ka 3 platforma dhe është i hapur përpara. Kushton 45 euro.

Edhe rafti më i shtrenjtë gjendet në Jysk. Është i punuar me dru lisi, ka dizajn interesant dhe mund të shfrytëzohet për libra ose edhe dekor.

Për të parë më shumë, kliko KËTU