Raketë dhe “top” badmintoni – ku i gjeni më së liri

10.06.2023

Shperndaje:

Tash që moti po përmirësohet, është koha të bëni ndonjë piknik. Dhe nëse vendosni për këtë, atëherë argëtimi më i mirë është loja e badmintonit, pos skarës së mbushur me mish.

Në tregun online gjeni pajsije për këtë lojë dhe kërkoni me fjalët kyç ‘raketë’ dhe për ‘topin’ që hedhet sa në njërën anë sa në tjetrën, ‘pupla’ bdamintoni.
Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të lira.

“Topat” apo puplat e badmintonit më së liri i gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Seti me tri copë kushton 2.62 euro dhe është i brendit NLS Extreme.

Për 6.89 mund ta merrni setin e këtij brendi me tri copë pupla bashkë me këllëfin metalik, ku i lini ato.

E nëse kërkoni pupla profesionale, atëherë në këtë dyqan i gjeni ato të brendit gjerman Torro për 22.82 euro. Janë 100 për qind nga najlloni dhe përdoren në stërvitje e lojë.

Në Gjirafa50, gjeni edhe raketën më të lirë. Më e lira kushton 12.91 euro dhe është e brendit polak Allright Vanquard. Natyrisht për një lojë ju duhen dy raketa.

Për 25.19, në këtë dyqan gjeni setin me dy raketa dhe me këllëf të vetin. Është i brendit Wish.

Gjeni edhe set për badminton. Më i liri kushton 24.33 euro. Pos dy raketave, vjen edhe rrjeta me shtyllat metalike dhe këllëfi. E gjitha që ju duhet të blini veçmas janë “topat” ose puplat e badmintonit.

Për të parë më shumë, kliko KËTU