Sot që teknologjia ka ecur me hapa gjigant, çdo gjë është më e lehtë. Pos grirëses së perimeve të thjeshtë, ku duhet ta kapni me dorë qepën, karotën apo ndonjë perime tjetër, gjeni edhe grirëse elektrike.
Grirësen e dorës e gjeni edhe me fjalën “rende”.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Grirësen më të lirë, natyrisht e gjeni të thjeshtë. Në marketin online 75Mall, gjeni grirësen e dorës metalike në formë katrore të brendit Texell. Ka katër anë, me tehe të ndryshme dhe kushton 2.90 euro.
Në këtë dyqan gjeni grirëse edhe të sheshtë. Më e lira kushton 5.90 euro dhe është po ashtu e brendit Texell.
Grirësen më të shtrenjtë të dorës e gjeni në Aztech. Është një grirëse e vogël dhe e sheshtë. Ka dorëzën për ta mbajtur dhe kushton 22.90 euro. Është e brendit Handi Zest Zester.
Nëse dëshironi të mos mundoheni shumë, atëherë ka edhe grirëse elektrike. Më e lira mund të blihet në Neptun. Është e brendit Philips dhe kushton 35 euro.
Në 75Mall, gjeni grirësen elektrike Olympia me çmim 39.90 euro, kurse në Aztech grirësen Seb. Kushton 44.99 euro.