Reshov me një apo dy pllaka – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Reshov me një apo dy pllaka – ku e gjeni më së liri

29.07.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Shporetin elektrik nuk mund ta bartni kah të doni. Për shembull ta nxirrni orë e çast në ballkon apo diku tjetër.

Nëse ju duhet diçka e tillë, atëherë zgjidhja është reshovi. Vjen me një pllakë ose dy, e pllakat mund të jenë të rrafshe – krejtësisht xham, por edhe të nxjerra pak sipër.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.

Dhe, reshovin më të lirë mund ta porosisni në marketin E-baa. Është me një pllakë dhe kushton vetëm 9.9 euro. Është i brendit Ertone.

E në Foleja, reshovi me një pllakë më i liri kushton 13 euro. Është i markës StarChef.

Për pak më shumë, në 75Mall, mund të gjeni reshovin me një pllakë të brendit Gorenje. Kushton 14.9 euro.

Reshov me një pllakë gjeni edhe në GjirafaMall. Më i liri është një i brendit Camry dhe ka çmim 21.99 euro.

Tash pak për reshovat me dy pllaka. Më i liri është në E-baa, është i brendit Ertone dhe kushton 16.9 euro.

Në 75Mall, reshovi dysh më i liri kushton 22.9 euro, e në GjirafaMall 23.99 euro.

Në GjirafaMall, gjeni edhe reshovin më të shtrenjtë. Është i markës Sencor, me dy pllaka dhe kushton 52.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU