Sot gjithnjë e më shumë ka hapësira publike ku fëmijët, por edhe ndonjë i rritur mund të patinojë.
Nëse asgjë, secili qytet sot ka një apo më shumë sheshe ku mund të patinohet.
E nëse jeni ithtar i patinave apo edhe i rollerave, siç mund t’i hasni, atëherë ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Po flasim për rollerat me tre ose katër rrotë, njëra pas tjetrës, ku duhet balancë e mrekullueshme për të patinuar me to.
Rollerat më të lirë mund t’i porosisni në dyqanin Foleja. Janë për fëmijë (vajza), ngjyrë rozë dhe kushtojnë 39 euro. Për djem, mund t’i porosisni për 40 euro dhe janë të kaltra e të brendit Spokey.
Rollerat për fëmijë mund të zgjerohen deri në 3 numra.
Në Gjirafa50, rollerat më të lirë kushtojnë 54.99 euro. Janë numër 38 dhe të brendit Nils Extreme, të zeza me pak kuq.
Në këto dyqane online mund të gjeni shumë zgjidhje. E rollerat më të shtrenjtë mund të porositen në Foleja. Janë të brendit Inny, të zeza dhe kushtojnë 477 euro. Shitësi ofron rollera për fëmijë dhe të rritur.
Për të parë më shumë, kliko KËTU