Rrip për pantallona – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Rrip për pantallona – ku e gjeni më së liri

15.04.2023

Shperndaje:

Keni menduar ndonjëherë të blini rrip për pantallona online? Kurseni kohë dhe i keni zgjidhjet e disa dyqaneve në një vend.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të rripave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Rripin më të lirë e gjeni në PemaMall. Është nga materiali i butë dhe 130 cm i gjatë. Është i brendit Neo Tools dhe kushton vetëm 3 euro. (Kliko KËTU)

Shumë zgjidhje, sidomos për femrat, gjeni në dyqanin Carnival. Më i liri kushton 5.90 euro. Është ngjyrë krem dhe i brendit Kedo. Të këtij brendi, ofrohen edhe disa modele të tjera. Më i shtrenjti është një rrip i zi me çmim 8.90 euro. (Kliko KËTU për të gjitha llojet)

E në Gjiraf50, gjeni rripa më shumë për meshkuj. Më i liri kushton 21.85 euro, është 140 cm i gjatë, nga lëkura dhe i brendit Penny. Ka ngjyrë të kaftë dhe i qepur anash me penj të bardhë. Rripi më i shtrenjtë në këtë dyqan është i po këtij brendi. Është komplet i zi, me katromë të metalt ngjyrë hiri dhe i gjatë 115 cm. Është lëkurë dhe kushton 34.59 euro. (Për të parë më shumë modele, kliko KËTU)