Rrobalarëse e njëjtë Samsung çmime të ndryshme në Aztech, Neptun, GjirafaMall, dhe E-baa

17.02.2021

Shperndaje:

Prishtinë, 17 shkurt – Kompanitë që shesin edhe produkte elektroshtëpiake E-baa, Aztech, Neptun, dhe dyqani online GjirafaMall, kanë hapur fushata zbritjesh në shumë produkte, duke përfshi edhe Robalarsen Samsung me kapacitet 8 kilogramësh me shifren e prodhuesit WW80T4020EE1LE. 

Sakushton ka bërë krahasimin e çmimeve duke parë se Aztech për këtë produkt ka dalë me çmimin më të lirë. 

Rrobalarësja ka një kapacitet prej tetë kg, me klasë të energjisë A+++, dhe me shpejtësi prej  1200 rrotullime për minutë. Makina ka ekran LED, 12 programe, dhe me një peshë prej 65 kg. 

Të katër shitësit kanë fushatë të zbritjes nga çmimi i rregullt, Kompania Neptun premton se ka zbritur çmimin nga Euro 449 në 349; Në GjirafaMall ka publikuar se ka ulur çmimin nga Euro 449 EUR në 319 EUR; E-baa pohon se çmimi i rregullt Euro 389 është ulur në 339 EUR, përderisa kompania me çmimin më të ulët të shitjes është Aztech  me Euro 309 ulur nga 389.

Çmimet nga sakushton janë marrë me datë 17 shkurt nëpërmes faqeve të kompanive dhe makinës kërkuese të sakushton.