Rubinet i thjeshtë, elektrik apo me sensor -ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Rubinet i thjeshtë, elektrik apo me sensor -ku e gjeni më së liri

13.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Rubineti është material shpenzues dhe herë pas herë ju duhet ta ndërroni, qoftë në kuzhinë, banjë apo dikur tjetër.

Gjeni lloj-lloj rubinetesh, të thjeshtë, elektrik apo edhe me sensor.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Rubineti më i lirë mund të porositet në InterClick. Është për kuzhinë dhe është elektrik. Pra e ngroh ujin aty për aty. Ka kapacitet të ngrohë deri në 2.5 litra ujë në minutë. Është nga inoksi i brendit Hausberg dhe kushton 39.99 euro. Pos që është rubineti më i lirë, është edhe më i liri nga ata elektrik.

Në Foleja, rubineti më i lirë është po ashtu i kuzhinës. Është ngjyrë vanilje i brendit Pyramisos dhe kushton 46 euro.

Nëse kërkoni rubinet bideti, atëherë në Foleja e gjeni më së liri. Është inoks dhe i brendit Deante. Kushton 65 euro.

Një rubinet dushi në këtë market mund ta porosisni për 100 euro, po ashtu është i Deantes.

Nëse kërkoni rubinet lavamani me sensor, atëherë në Foleja e gjeni për 264 euro.

Në këtë dyqan e gjeni edhe rubinetin më të shtrenjtë. Është termostatik dhe për vaskë. Kushton 337 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU