Sa kanë ndryshuar çmimet e produkteve bazë krahasuar me verën e vitit 2022 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Sa kanë ndryshuar çmimet e produkteve bazë krahasuar me verën e vitit 2022

22.10.2024

Shperndaje:

Le t’ua hedhim një sy çmimeve të produkteve bazë, se sa kanë lëvizur ato.

Tekstin e fundit krahasues me këto çmime, platforma SaKushton e ka bërë në korrik të vitit 2022. Pra para më shumë se dy viteve.

Dhe tash, edhe mund të befasoheni me disa çmime, pasi janë më të lira, pavarësisht inflacionit në rritje nga ajo kohë.

Si duket, inflacioni ka kursyer produktet bazë.

Por duhet pasur parasysh se korriku i 2022-tës ishte periudhë vetëm pak muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, që dërrmoi tregun, sidomos produktet që vijnë nga ky vend, si mielli e vaji.

Lë të nisim me krahasimin.

Mielli

Një thes 5-kilogramësh i markës Dellino, tip-400, në korrik të vitit 2022 kushtonte 3.59 euro. E sot një thes të tillë mund ta gjeni për 3.49 euro në Inteclick. (shih KËTU)

Vaji

Në verën e 2022-tës, sidomos çmimi i vajit kishte shkuar “në qiell”. Në atë kohë, një litër vaj i brendit kroat Zvijezda, kushtonte 3 euro, kurse një shishe Biser me 905 ml – 285 euro. Tash një litër vaj, po Zvijezda kushton 1.35 euro dhe mund ta porosisni në 75Mall. E nëse kërkoni shishe me 905 ml, atëherë në Interclick e gjeni atë të markës Agro për 1.19 euro. Pra, në të dy rastet vaji është për rreth 1.60 euro më lirë. (shih KËTU)

Kripa

Edhe kripa ka “ruajtur” çmimin që kishte më 2022. Një kg kripë më 2022, mund të blihej për 0.38 euro, kurse tash më së liri e gjeni për 0.39 euro. Në Spar mund të porosisni kripën e brendit Fino, në paketim 1 kg. (shih KËTU)

Sheqeri

Njësoj edhe sheqeri nuk është se ka lëvizur shumë në çmim, madje ofrohet më lirë. Më 2022, 1 kg mund të blihej për 1.20 euro, kurse tash në Maxi e gjeni paketimin 1 kg për 1.09 euro. Është i brendit Dolce.  (shih KËTU)

Orizi

Mes produkteve bazë kemi futur edhe orizin për krahasim. Dhe ky produkt ka ngritje të çmimit. Paketimi 800 gramësh, në atë kohë mund të blihej për 0.99 euro, kurse tash një i tillë, për shembull ai i markës “Ducato di Montova”, mund të blihet për 1.39 euro. E gjeni në Spar. (shih KËTU)

Pra nëse vendosni t’i blini këto pesë produkte, atëherë tash mund t’i merrni për 1.20 euro më lirë sesa më 2022.

Çmimet e këtyre 5 produkteve bazë në korrik të vitit 2022, mund t’i shikoni KËTU