Borë ra, u shkri shpejtë, por nuk do të thotë se nuk do të ketë sërish reshje. Është stina për borë.
Dhe nëse keni menduar të argëtoni fëmijët, nuk ka më mirë se t’ua blini një sajë.
Në tregun online ka lloje të ndryshme të sajave, nga ato të plastikes deri tek të drurit.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Sajën më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është prej plastike, e sheshtë dhe ngjyrë e gjelbër. Kushton 14.99 euro.
Për një cent më shumë, në Jysk mund të blini sajën klasike prej druri.
Në fakt, në 75Mall ka zgjidhje pa fund, deri tek sajat që kanë edhe timon dhe kanë një lloj skije në fund që i jep drejtim.
Gjeni sajë për 19.90 euro, pastaj për 29.90 euro, 34.99 euro, 39.95 euro, 44.99 euro, 59.95 euro, 59.99 euro, 64.95 euro dhe 99.95 euro, që është më e shtrenjta. Ajo ka edhe timonin, është e plastikës dhe ka ulësen sikurse të motoçikletës. Ofrohen dy dizajnë ngjyrash: kuq e zi dhe gjelbër e zi.