Ju duhet nëse shkoni në punë. Natyrisht nëse keni një punë në zyrë.
Po flasim për setra të femrave, apo edhe sako siç mund të haset ndokund.
Mund ta kombinoni me çkado, qoftë edhe me xhinse dhe në tregun online ka zgjidhje pafund.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Setrën më të lirë e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është e brendit VeroModa dhe ofrohen ngjyra të ndryshme, si gjelbër e çelur, rozë dhe e zezë. Me zbritje mund ta porosisni për 27.99 euro. Është e gjatë, me hapje në formë të “V” para dhe me një pullë.
Në këtë dyqan, setra më e shtrenjtë kushton 32.49 euro. Është e gjelbër dhe e gjatë.
Sako gjeni edhe në dyqanin Foleja, bile shumë më shumë zgjidhje. Më e lira kushton 29.90 euro dhe është e brendit June. Është e shkurtër, deri në bel dhe e zezë me disa pulla përpara.
Në këtë dyqan ofrohet edhe sakoja më e shtrenjtë. Është e markës Patrizia Pepe, ngjyrë kafe me katrorë të çelët dhe kushton 178 euro.
Setra gjeni edhe në 75Mall. Më e lira është 44.95 euro, kurse më e shtrenjta 89.95 euro. As për njërën e as për tjetrën nuk është specifikuar marka.
Për të parë më shumë, kliko KËTU