Sa kushtojnë hurmet – ofertat në hipermarkete për periudhën 9 – 15 prill

09.04.2021

Shperndaje:

Sakushtojnë hurmet – Hipermarketet VIVA Fresh Store, ETC, Super VIVA dhe Interex sot kanë dalë me fletushkat e reja ku ofrojnë gamë më të gjerë të produkteve në lirim.

Ofertat e të katër hipermarketeve, që platforma “SaKushton” i ka analizuar, janë për periudhën 9 deri më 15 prill.

Meqë jemi në prag të muajit të Ramazanit, atëherë hurmet janë të pashmangshgme.

Sakushtonjë hurmet 

VIVA Fresh Store ofron hurme në paketim 300 gramësh për 0.59 EURO. ETC ka në ofertë hurme në paketim 550 gramë me çmim prej 0.99 EURO të së njëjtës firmë Alfa Food. Interex ka në ofertë hurme të buta në paketim prej 600 gramësh me çmim prej 1.19 Euro, brendi Oskar. E Interexi ofron hurme në paketim prej 200 gramësh me çmim 1.69 EURO të brendit Dattel. Nëse krahasohen çmimit për 100 gram, atëherë në VIVA Fresh Store dhe ETC është më së liri, pasi një sasi e tillë mund të merret për 18 cent.

Bylmeti

Në VIVA Fresh Store qumështin më të lirë mund ta bleni për 0.69 EURO të brendit VITA; te ETC i njëjti qumësht mund të blihet për një cent më lirë – 0.68 EURO; në Interex qumështi më i lirë për litër është ai i Meggles – 0.65 EURO; kurse në Interex në ofertë është qumështi – pije i brendit Sole për 0.65 EURO. Tjetër nga bylmeti: në VIVA Fresh Store mund të blini jogurt 1L të brendit Eurolona për 0.55 EURO; në ETC të brendit Bylmeti për 0.45 EURO, në Interex të Drenës për 0.55 EURO; kurse në Interex të Bylmetit për 0.59 EURO.

Mishi

Në VIVA Fresh Store në ofertë është mish gjoksi i ngrirë. Paketimi prej 2 kg ofrohet me çmim 3.95, që i bie se 1 kg kushton 1.97 Euro. Në ETC paketimi i mishit të bardhë prej 0.9 kg kushton 1.99, që i bie 2.21 për 1 kg. Ndërsa, në Interex paketimi i mishit të bardhë prej 2 kg shitet për 3.89 EURO, 1.94 për kg. Përderisa, në Interex paketimi prej 2 kg i mishit të bardhë ofrohet për 3.99 EURO (1 kg 1.99 EURO). Sipas krahasimit të SaKushton, çmimi më i lirë për kilogram është në Interex – 1.94 EURO.

Mishrat e përpunuar

VIVA Fresh Store ofron suxhuk industrial të brendit Apetit me çmim 1.19 EURO për kilogram. ETC ofron suxhuk Prizreni, por nuk e ka cekur nëse është i shtëpisë apo industrial me çmim 1.99 për kilogram. Sipas çmimit duhet të jetë industrial. Interexi ofron suxhuk të njohur si të Bosnjës në paketim prej 400 gramësh me çmim prej 3.45 EURO, që i bie se një kilogram kushton 8.62 EURO. Super VIVA ofron suxhuk industrial të brendit Apetit me çmim 2.89 për kilogram. Nëse nuk marrim parasysh cilësinë dhe llojin e brendit, atëherë suxhuki më i lirë mund të blihet në VIVA Fresh Store.

Nga mishi i përpunuar, ja edhe ofertat për sallamet. Në VIVA Fresh Store, sallami më i lirë prej 300 gramësh është ai i brendit Clasic me çmim 0.39 EURO. Në ETC sallami prej 300 gramësh i brendit Koral kushton 0.37 EURO, në Interex sallam pule ose viçi prej 300 gramësh mund të blihet me 0.33 EURO, kurse në Super VIVA në ofertë është vetëm sallami në riska. Një paktim 200 gramësh i lopës ose gjeldetit kushton 1.39 EURO. Sipas krahasimit sallami më i lirë mund të blihet në Interex.

Produktet bazike

Nga produkti bazik, vaji, që kohët e fundit ka njohur rritje të madhe të çmimit, vetëm dy hipermarkete kanë ofruar vaj me zbritje. VIVA Fresh Store ofron vaj DIjamant të lulediellit 1l me çmim 1.29 EURO, kurse Interexi vaj të misrit 1L të brendit Zade me çmim 1.79 EURO.

Produkti tjetër bazik, mielli, ofrohet në të katër hipermarketet. VIVA Fresh Store ofron miell 5kg të brendit Farina tip400 me çmim 1.69 EURO. ETC në ofertë ka miellin në paketim 25 kg të brendit M Sillosi tip 400 me çmim prej 9.59 EURO, Interexi ofron miell 5 kg të brendit Barielva tip 400 për 1.75 EURO, kurse Super Viva të brendit Pozheranim 5 kg tip 400 me çmim 1.69 EURO. Sipas krahasimit, çmimet më të lira për kilogram janë në VIVA Fresh Store dhe Super VIVA.

Produktet higjienike

Detergjenti për larjen e robave mund të gjendet në të katër hipermarketet. Të gjitha ofrojnë brende të ndryshme në ofertë. Në VIVA Fresh Store në ofertë është detergjenti i brendit Ariel në paketim 2 kg e që mund të blihet për 3.99 EURO. Në ETC në ofertë janë detergjentet Persil dhe Merix. Persil vjen në paketim prej 6 kg me çmim 7.99 EUROm kurse Merix në paketim 8 kg me çmim 6.49 EURO. I njëjti produkt, Merix, në Interex mund të blihet më lirë, 5.99 EURO. Në Super VIVA në ofertë është detergjenti BONUX, në paketim prek 4 kg me çmim 3.75 EURO. Meqë bëhet fjalë për brende të ndryshe është jokorrekte të nxirret një çmim krahasues, por në ETC dhe Interex ofrohet i njëjti produkt – Merix 8 kg me çmime të ndryshme. Në Interex është për 50 cent më lirë.

Fletushkat: ETC, Vivafresh, Super Viva, Interex