Sakushton metri katrorë i banesës në Prishtinë?

10.02.2021

Shperndaje:

SaKushton ka bërë krahasimin e çmimit për metër katrorë të banesave në rrethinën e Prishtinës duke gjetur se Berisha Group me lokacion në “Prishtinën e Re” afer Eulexit momentalisht del më e lira me çmim 850 Euro m2 kurse më e kushtueshmja banesat e kompanisë Dervisholli në Lakrishte me çmimin 1200 për m2. Gjithsesi, se çmimet në lokacione të ndryshme në Prishtinê shkojnë deri në 3000 euro për metër katrorë por kjo është oferta sa i përket ndërtimeve të reja në Prishtinë.  

Berisha group, një kompani e krijuar në vitin 2009 deri tash ka realizuar projekte duke përfshi Ara Rezidencë  (2016-2018), Fushë Kosova “Objekti 1” dhe “Objekti 2” (2017-2019), “Ambasador Residence” (2019-2020). 

Përndryshe në lagjen Mati 1 kompania Tregtia është duke ndërtuar lagjen Kodrina ku çmimi i banesave është 900 euro për metër katrorë neto, dhe me kushte të pagesës 30 për qind avans dhe pjesa tjetër në afat prej 15 vjetësh.

Tregëtia është një ndër kompanitë e para që është marrë me ndërtim në Kosovën e pasluftës dhe ka nje referncë të madhe për ndërtimet e mëparshme. Faza e parë e lagjës Kodrina tashmë është shitur.  

Në lagjen Marigona Hill që është 20 deri 30 minuta ngasje jashtë Prishtinës çmimet fillojnë 1100 Euro për metër katrorë të banimit me kosto tjetër për ballkon dhe garazhë. Lagja Marigona Hill është vazhdimësi e ndërtimeve me emrin Marigona që më së pari kanë filluar në Graçanicë. 

Sipas ekspertit kosovarë të patundshmërisë Edmond Belegu nga agjencia Anem, çmimet e banesave të vjetra në lagjet Ulpiana, Dardania, Bregu i Diellit sillen në mes të 1000 dhe 1300 Euro për metër katrorë ndërsa në qendër nga 1600 deri në 3000, përderisa ato të rejat në mes të 1200 dhe 2000. Ndërsa, në Arbëri janë çmimet më të ulëta nga 840 deri në 1050. 

Sipas Belegut ndonjëherë çmimet e mira mund të mirren nga kontraktorët e ndërtuesve. “Sa i përket ndryshimit të çmimeve nga investitori dhe kontraktorët ato kryesisht janë të njejta, por në raste të veçanta ka edhe ndryshime në çmim për shkak të nevojave të kontratorëve që të vijne deri te pagesa më e shpejtë”, ka thënë ai. 

Për ndikimin e pandemisë Belegu thotë se ka pasë një tendencë të rënies por ajo është ndalur në Shtator dhe tash çmimet jane stabile me tendecë të vogël të ngritjes.

Disa nga çmimet e banesave

KompaniaLagjaÇmimi
 
Dervisholli  Lakrishte 1200
Dervisholli  Veternik 850
Dervisholli  Stacioni i autobuseve 1050
Tregetia  Mati 1 – Kodrina900
Bersha group Arberi 1100
Marigona hill  Marigona hill 1100