Sallame në rriska me shije të ndryshme – ku i gjeni më së liri

26.03.2024

Shperndaje:

Është prej produkteve që gjithnjë preferohet të shmanget, por nganjëherë nuk qëllon diçka tjetër, e ndonjëherë e konsumojmë qëllimisht, për shkak të shijes së mirë.

Sallami konsumohet gjerësisht, e në vendet tjera shumë më tepër sesa në Kosovë.

Kësaj herë do të shkruajmë për sallamin e prerë në rriska të holla. Pra të gatshme për të bërë sandviç.

Në treg gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Sallamin më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online Begmart. Është i brendit slloven Perutnina Ptuj dhe është me spec të djegëst. Pesha e paketimit është 150 gr. dhe kushton 0.82 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe sallame me shije të tjera.

Për 0.89 euro, mund të porosisni sallam me djathë apo sallam me spec, por të padjegëst. Pesha në dy rastet është 150 gr.

Në Begmart, gjeni edhe sallam të brendit Poli. Është klasik, ka 150 gr. dhe kushton 1.1 euro.

Sallam mund të porositet edhe në rrjetin e dyqaneve Spar. Është klasik, i brendit Perutnina, por ka peshë pak më të madhe – 200 gr. Kushton 0.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU