Dy modelet e fundit: Iphone 15 apo Samsung S23 – kërko më të lirin

05.10.2023

Shperndaje:

Iphone 15 apo Samsung S23? Të dy të mrekullueshëm, janë lansuar sivjet në treg. Por kanë një “të keqe”. Për cilin do model të dy kompanive gjigante, duhet të ndani mbi 1000 euro. Dhe kjo për modelin më të lirë. Por ka edhe zbritje për ata që kanë kartela të anëtarësisë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregon online.

Më së liri nga këto dy modele, mund të blini një Samsung S23. Në Neptun kushton 1029 euro, por nëse keni kartelën Happy, mund ta blini për 749 euro. Ka 8 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme. Përkrah rrjetin 5G. Ngjyra është e zezë.

Versioni S23 ka edhe disa modele të tjera, si S23+ apo S23 Ultra.

S23+ më së liri kushton në Neptun. Çmimi i rregullt është 1429, kurse me kartelë Happy mund ta merrni për 1179 euro. Ka 8 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme. Natyrisht përkrah rrjetin 5G dhe është me ngjyrë të zezë.

Modeli më i shtrenjtë i Samsungut, për S23, është ai S23 Ultra. Në Neptun kushton 1719 euro, por me kartelë Happy mund ta porosisni për 1379 euro. Ka 12 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme. Është ngjyrë krem.

Të gjithë telefonat Samsung në këtë dyqan, shiten me garanci 2-vjeçare nga prodhuesi.

Po cilat janë çmimet e Iphone 15?

Modeli më i lirë i Iphone 15, është ai standard. Kushton 1099 euro dhe për të nuk ka zbritje. Është ngjyrë gjelbër çelët dhe ka 6 GB Ram e 128 GB memorje të brendshme. Me këtë çmim ofrohen edhe ngjyrat rozë, kaltër dhe zi.

Iphone 15 Pro kushton më shumë. Në Neptun mund të porositet për 1399 euro dhe nuk ka zbritje as për të. Ka 6 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme.

Modeli më i shtrenjtë është Pro Max. Kushton 1979 euro. Ka 6 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme.

Për Samsung S23, kliko KËTU e për Iphone 15, kliko KËTU