Samsung Galaxy S20 – ku e gjeni më së liri

21.03.2023

Shperndaje:

Modeli i Samsungut, Galaxy S20 dhe të tjerët përcjellës të kësaj serie, ende mbetën ndër telefonat më të pëlqyer për ata që janë adhurues të kësaj marke dhe të sistemit Android.

Në tregun online gjeni disa lloje në dyqane të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Telefonin më të lirë të këtij modeli e gjeni në Gjirafa50. Është S20 me ekran 6.5 inch, 6 GB Ram memorie dhe me 128 GB memorie të brendshme që mund të rritet deri në 1 TB. Kushton 578.81 euro.

Nëse zgjidhni të keni telefon me 8 GB Ram memorie, atëherë në këtë dyqan online e gjeni për 770.46 euro. Memorien e brendshme e ka të njëjtë – 128 GB. Është ngjyrë hiri.

Në dyqanin tjetër online, PemaMall keni edhe më shumë zgjidhje të këtij modeli.

Më i liri është Galaxy S20 FE, që mund ta porosisni për 699 euro. Ka 6 GB Ram memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.

Në këtë dyqan gjeni edhe modele të tjera, ndërkohë më i shtrenjti është ai Galaxy S20 Ultra. Vjen ngjyrë e zezë me ekran më të madh se standardi – 6.9 inch dhe ka më shumë hapësirë për ruajtje. Ka 12 GB Ram memorie dhe 128 GB memorie të brendshme. Prodhuesi ofron 24 muaj garanci dhe kushton 1.299 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU