Modeli i ri i telefonave të mençur të Samsungut, tashmë ka dalë. Disa lloje të telefonave Galaxy S25 janë lansuar më 7 shkurt të këtij viti, e për më vonë ka mbetur të lansohet edhe Galaxy S25 Edge.
Gjithsesi qysh tash, ju që jeni meraklinj të sistemit Android dhe Samsungut në veçanti, mund të zgjidhni mes disa llojesh.
Telefona të tillë gjeni në disa markete dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Telefonin më të lirë S25 e gjeni në Gjirafa50. Me zbritje mund ta blini për 899.50 euro. Ka ekran AMOLED 6.2″ me rezolucion 2340 × 1080, mundësohet nga procesori Snapdragon 8 Elite for Galaxy me një frekuencë prej 4.47 GHz dhe përfshin 12 GB RAM e 128 GB memorie të brendshme që funksionon në Android 15 me Samsung One UI. Mbështet po ashtu funksionalitetin e dyfishtë SIM (Nano SIM ose eSIM). Ofrohen ngjyrat: Silver Sadow, Mint dhe Icy Blue.
I njëjti telefon, me të njëjtat performanca, në Foleja kushton 949 euro. Në këtë dyqan ofrohet si shtesë edhe ngjyra Navy.
Nëse doni me më shumë memorje të brendshme – 256 GB, atëherë në Foleja mund ta porosisni për 969 euro. Në Gjirafa50 i njëjti kushton 979.50 euro.
Në Aztech, telefoni më i ri i këtij modeli është S25+. Ka 12 GB RAM e 512 GB memorje të brendshme. Ofrohen të gjitha ngjyrat dhe copa kushton 1.149 euro. Ky lloj ka ekran më të madh – 6.7 inch.
Samsungu ofron edhe modelin S25 Ultra. Më së liri e gjeni në Gjirafa50. Me zbritje kushton 1.429.50 euro. Ka ekran edhe më të madh – 6.9 inch dhe 12 GB RAM e 256 memorje të brendshme. Ngjyra është Titanium Whitesilver.
Në këtë dyqan gjeni edhe telefonin më të shtrenjtë. Është S25 Ultra dhe ka 12 GB RAM dhe 1 terabajt memorje të brendshme. Ngjyra Titanium Black.
Për të parë më shumë, kliko KËTU