Sapun, zhilet, losion, furçë, makinë e çantë për rroje – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Sapun, zhilet, losion, furçë, makinë e çantë për rroje – ku i gjeni më së liri

08.12.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Pajisjet tuaja për rroje janë vjetruar apo janë shpenzuar? Atëherë në tregun online ka zgjidhje pa fund.

Gjeni sapun ose shkumë për zbutje për mjekrës, furçë, zhiletë ose makinë për rrojë e losion për lyerje të fytyrës pas rrojës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Natyrisht, më së liri e gjeni një krem për zbutje të mjekrës. Përmes tij dhe furçës e shkumoni dhe rroja do të jetë shumë më e lehtë. Në InterClick e gjeni kremin Arko, 90 ml, për 1.49 euro.

Në këtë dyqan gjeni më së liri edhe shkumën për rroje. Është po e markës Arko dhe kushton 1.95 euro.

Në Foleja, shkuma më e lirë kushton 2 euro. Është e brendit Denim dhe ka 200 ml. E në GjirafaMall më së liri kushton një krem për rroje. Është i brendit Proraso, 150 ml dhe ka çmim 6.49 euro.

Nëse përdorni krem apo shkumë të gatshme, atëherë ju duhet edhe një furçë. Atë më së liri e gjeni në Foleja. Copa kushton 10 euro.

Tash pa ato që nuk bën fare – zhiletët. Këtë produkt më së liri e gjeni në InterClick. Paketimi me katër copë i brendit Bic, kushton 3.75 euro. Në këtë dyqan mund të porosisni edhe setin me tri brisqe të markës Venus për 4.49 euro.

Në GjirafaMall, setin e Venus Sensitive me tri copë mund ta blini për 8.99 euro.

Në Foleja mund të porosisni edhe një zhiletë të shumë kohëve më parë. Aso që montohet zhileti sa herë rruheni. Kushton 28 euro.

Dikush nuk e preferon zhiletin dhe për të ka zgjidhje – makina e rrojës.

Më e lira mund të porositet në GjirafaMall për 4.2 euro. Është e vogël dhe e brendit Mesko.

Më e shtrenjta është në Foleja – 252 euro. Është e markës Babyliss dhe vjen me disa pjesë.

Dhe për fund, duhet t’i vini fytyrës edhe losionin pas rrojës apo “AfterShave”. Më së liri këtë produkt e gjeni në InterClick. Është Nivea dhe kushton 9.65 euro.

Doni ende? Në Foleja gjeni edhe çantë për t’i futur produktet e rrojës. Kushton 21 euro. Është prej lëkurës dhe ka hapësirë të mjaftueshme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU