Çarçafët kanë dy funskione në dhomën tuaj të gjumit. Të jenë të rehatshëm, duke ofruar freski apo ngrohje si dhe të zbukurojnë ambientin me dizajnin e tyre unik.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të çarçafëve dhe në të shumtën e rasteve ofrohen si set, pra këllëfi i jorganit, i jastëkut dhe mbulesa mbi dyshek.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet në tregun online dhe ua prezanton më të lirët.
Setin më të lirë të çarçafëve e gjeni në Jysk. Është i brendit Belina dhe me një kombinim mes të bardhës e të hirit. Seti është për shtreterit njësh dhe ka një këllëf jastëku, një mbulesë dhe një këllëf jorgani me dimensione 140cm x 200cm. Kushton 9 euro.
NËSE JENI TË INTERESUAR PËR DYSHEK, KLIKO KËTU
Në Jysk, seti më i lirë për shtretërit dysh kushton 24 euro. Këllëfi i jorganit është me dimensione 200 cm x 200cm. Është i brendit Kaya.
Edhe në Gjirafa50, seti më i lirë është ai për shtretërit njësh. Është unisex dhe dominon ngjyra e zezë. Seti kushton 29.55 euro. E nëse doni set çarçafësh për dhomat e gjumit të djemëve, atëherë për 41.50 euro mund të porositni ato me figurën e Super Marios.
Në Dormeo, seti më i lirë për shtretërit dysh kushton 29.90 euro. Është brend Warm Hug dhe dominon ngjyra e bardhë.
NËSE JENI TË INTERESUAR PËR JASTËK, KLIKO KËTU
Në AlbiOnline ofrohen disa lloje të setëve të çarçafëve njësh. Të gjithë me çmim 39.99 euro. Janë të brendit S Moments. Në këtë dyqan online gjeni edhe setin më të shtrenjtë të çarçafëve. Janë të brendit Line, një-ngjyrëshe – rozë ose kuqe e mbyllët dhe çmimi është 149.99 euro për set.
Për të parë më shumë, kliko KËTU