Set filxhanësh për kafe – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Set filxhanësh për kafe – ku e gjeni më së liri

25.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Janë prej produkteve që e ka çdo shtëpi. Filxhanët e kafesë janë të domosdoshëm për kuzhinën tuaj. E tash varet se çfarë i doni: thjeshtë sa për t’u shërbyer me ta apo edhe të jenë të hijshëm kur pini kafenë apo kur ia servoni ndonjë mysafiri.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta, duke nisur nga pak euro për setin me dy copë apo më shumë e deri në ato që kushtojnë me dhjetëra euro.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Setin më të lirë të filxhanëve të kafesë, mund ta porosisni në marketin online Foleja. Seti ka dy copë dhe filxhanët vijnë me tabakatë e tyre. Seti kushton 5.2 euro dhe është i brendit Lemart.

Të njëjtin set në GjirafaMall, e gjeni për 6.49 euro.

Në 75Mall, filxhani më i lirë është ai i brendit Vintage. Vjen vetëm një filxhan me tabaka dhe kushton 5.98 euro me zbritje, nga 11.95 euro sa ishte çmimi më herët.

Set filxhanësh për kafe gjeni edhe në dyqanin e-baa. Seti me 6 copë, komplet i bardhë, kushton 6.99 euro. Emri i brendit nuk është përcaktuar.

Në këto katër dyqane online gjeni pa fund zgjidhje.

Setin më të shtrenjtë mund ta blini në marketin Foleja. Seti ka 6 copë, është prej porcelani dhe i brendit Bianca Momenti. Kushton 64 euro me zbritje.

Për të parë më shumë, kliko KËTU