Set i filxhanëve për kafe – ku i gjeni më së liri

03.07.2023

Shperndaje:

Nuk është vetëm shijimi i një kafeje në mëngjes, ajo që iu kënaq. Nëse vendosni që kafenë e parë ta pini në shtëpi, atëherë ju duhen edhe filxhanët e bukur.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të filxhanëve për kafe dhe kryesisht i gjeni në set, që vijnë dy, katër gjashtë apo edhe 12 copë.

Platforma SaKushton ua sjell çmimet nga ato më të lira deri te më të shtrenjtat.

Setin më të lirë të filxhanëve për kafe turke e gjeni në 75Mall. Seti i ka gjashtë copë dhe kushton 3.60 euro. Janë të porcelanit dhe secili filxhan ka dizajn të veçantë. Vijnë edhe tabakatë me to.

Në Gjirafa50, seti më i lirë është ai me katër copë. Katër filxhanë të brendit Lemart kushtojnë 6.32 euro. Janë komplet të bardhë, por e kanë një mbishkrim, atë të themeluesit të firmës: “by Piere Lemart”.

Në PemaMall, i njëjti set filxhanësh kushton 9.50 euro.

Filxhanë gjeni edhe në Aztech. Seti me gjashtë copë i filxhanëve Ottoman kushton 19.99 euro. Janë komplet të bardhë, por vetëm rrethin e buzëve e kanë ngjyrë argjendit. Njësojë janë edhe tabakatë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU