Sado ngrohtë ta keni në ambientin ku jetoni, definitivisht ka ardhur koha të përdorni edhe jorganët, qoftë edhe të hollë fare.
Në tregun online mund të gjeni lloje të ndryshme të jorganëve, për fëmijë dhe të rritur, apo edhe si set që vijnë me jastëk.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Jorgani më i lirë mund të blihet në 75Mall. Është jorgan për fëmijë me dimensione 85×115 cm dhe është komplet nga pambuku. Kushton 19.99 euro.
Në Gjirafa50, mund të blini jorgan dha jastëk për fëmijë të brendit Senna. Seti kushton 32.80 euro. Jorgani ka dimensione 90×120 cm, kurse jastëku 40×60 cm.
Në AlbiOnline, jorgani më i lirë është ai për dy persona i brendit AloeVera. Është 100 për qind mikrofibër dhe kushton 59.99 euro.
Për të njëjtin çmim, në këtë dyqan mund të porositni jorganin për një person nga leshi i delës. Është prodhim i firmës turke Oztilek.
Në AlbiOnline gjeni edhe jorgan me jastëk nga bambusi. Është për një person dhe seti kushton 74.99 euro. Për 79.99 euro, në këtë market mund të blini jorganin për dy persona, po ashtu nga bambusi.
Dhe setin më të shtrenjtë e gjeni në PemaMall. Jorgani për një person dhe jastëku i brendit Kanz kushtojnë 109.99 euro. Janë me zbritje nga 127.50 euro dhe janë komplet nga pambuku.
Për t’i parë të gjitha ofertat, kliko KËTU