Set për manikyr – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Set për manikyr – ku e gjeni më së liri

06.07.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Secila grua,  por edhe burrë me raste, ka nevojë të ketë në shtëpi një set për manikyr.

Aty përfshihen pajisje të ndryshme, si gërshërë prese e thonjve, lima të ndryshme e të tjera.

Në treg gjeni zgjidhje pa fund, duke nisur nga ato të thjeshtat e deri te setet profesionale, që edhe kushtojnë goxha.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.

Setin më të lirë për manikyr e gjeni në 75Mall. Vjen me katër pajisje, është e brendit Miniso dhe kushton 4 euro.

Në GjirafaMall, seti me 3 pajisje i brendit BabyNova kushton 5 euro. Në set përfshihen gërshërët, presja e thonjve dhe lima.

Nëse dëshironi diçka më të mirë e me më shumë mjete, atëherë në GjirafaMall, për 36.99 euro mund ta porosisni setin me 11 pajisje. Mbajtësja është e bukur, një kuti metali dhe e lehtë për t’u bartur kudo me vete.

Në Foleja, seti më i lirë për manikyr kushton 59 euro. Është i brendit të njohur Zwilling, pajisjet janë inoks, derisa çanta e vogël është prej lëkure.

Në fakt, në Foleja gjeni shumë sete profesionale.

Seti më i shtrenjtë është po një i brendit Zwilling me 12 elemente dhe ka një kasë metali të mbështjellë me lëkurë. Kushton 518 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU