Set tenxheresh – ku i gjeni më së liri

04.05.2023

Shperndaje:

Sado që dinamika e jetës ka ndryshuar dhe gjithnjë e më shpesh ushqemi jashtë apo edhe porosisim në shtëpi, janë disa pajisje që i duhen çdo kuzhine. Ato janë enët, veçanërisht tenxherët.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme dhe më së miri, e edhe më së liri u bie nëse i merrni si set. Do t’ju vijnë tenxhere të madhësive të ndryshme me kapakë e po ashtu edhe ndonjë tigan.

Platforma SaKushton ua prezanton setet nga më të lirat tek ato më të shtrenjta.

Setin më të lirë të tenxhereve e gjeni në dyqanin online PemaMall. Janë pesë pjesë, dy tenxhere të madhësive të ndryshme, dy kapakë dhe një tigan. Janë të brendit Lemart me material alumini të hedhur dhe nuk ngjitet ushqimi në to. Me zbritje nga 58.40 mund t’i porosisni për 49.90 euro.

Nëse jeni të interesuar për lugë, thika e pirunë, kliko KËTU

Në këtë dyqan, për 66 euro mund të porosisni setin e brendit Lemart edhe me material inoksi. Janë shtatë pjesë: tri tenxhere me kapakë dhe një tigan i thellë. Kapaku i tenxheres së madhe mund të përdoret edhe për tiganin.

Në Gjirafa50, seti më i lirë është ai i brendit Kamille. Është me tetë elemente: katër tenxhere dhe kataër kapak. Tenxherja e vogël ka bisht të gjatë. Janë të punuara nga alumini me shtresë mermeri. Janë jongjitëse dhe ngrohen në të gjitha pjesët njësoj. Seti kushton 93.61 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe setin më të shtrenjtë të tenxhereve në tregun online. Për 261.10 euro mund të porosisni setin e brendit amerikan Gerlach me 10 pjesë. Kanë fund të trashë inoksi me tri shtresa, por edhe kapak xhami të veçantë me ventilim.

Për të parë më shumë kliko KËTU