Nëse jeni në kërkim të thikave të kuzhinës, atëherë zgjidhja është e pafund.
Gjeni thika të thjeshta, duke nisur nga ato “për pemë”, e deri te ato profesionale.
Kësaj here do të fokusohemi në ofertën për thika si set, pra që vijnë disa copë në një.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.
Thikat më të lira i gjeni në marketin online 75Mall. Seti i ka 6 copë, janë për pemë dhe vijnë në ngjyra të ndryshme. Seti kushton 4.5 euro.
Thika të ngjashme për pemë, gjeni edhe në E-baa. Seti me gjashtë thika të bardha e të mprehta kushton 7.49 euro.
Në Foleja, setin më të lirë e gjeni me dy copë. Janë të brendit Fiskars dhe janë të tëra nga inoksi, përfshirë edhe dorëzën. Seti kushton 19.6 euro.
E nëse doni ndonjë set me më shumë copë, atëherë për 42 euro, merrni 5 thikë, bashkë me mbajtësin e drurit.
Në GjirafaMall, seti më i lirë i thikave është me tri copë. Thikat janë të brendit Lemart, e bashkë me të vjen edhe mbajtësi shumë i bukur. Seti kushton 19.83 euro.
Nga 30-40 euro e sipër, ofrohen thikat më profesionale dhe sete me më shumë copë.
Setin më të shtrenjtë të thikave e gjeni në Foleja. Janë të brendit Zwilling me bllok vetë-mprehës.
Pra sa herë e fut thikën apo e nxjerr nga mbajtësi, ato mprehën. Seti ka 5 thika dhe një palë gërshërë dhe kushton 351 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU