Nëse nuk ka reshje të borës, nuk do të thotë se nuk duhet të blini shall, kapele dhe dorëza për dimër.
Ato, sidomos shalli, shpesh mund të jenë edhe pjesë e stilit tuaj të veshjes.
Në tregun online ka disa lloje të shallave, kapeleve e të dorëzave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Shallin më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është shall i brendit Art of Polo dhe kushton 7.22 euro. Ka ngjyrë të gjelbër të çelët dhe është 100 për qind nga akriliku. Ka dimensione 70×170 cm. Është unisex.
Për pak më shumë – 8.31 euro, po në Gjirafa50 gjeni shallin multifunksional. Mund të përdoret si shall në disa forma, por edhe si kapele. Është brend Hi-tec.
Në AlbiOnline gjeni disa lloje të shallave, më i liri 8.95 euro, por nuk ka më shumë të dhëna. Në këtë dyqan e gjeni edhe shallin më të shtrenjtë, por nuk ka ndonjë specifikë më shumë se “shall me logo”. Kushton plot 219 euro.
Nëse kërkoni shall për fëmijë, atëherë në Dormeo gjeni atë bashkë me kapuç. Seti kushton 13.45 euro dhe është brend Emotion Owl.
Nëse kërkoni dorëza, atëherë më së liri i gjeni në dyqanin Carnival. Dorëzat për femra Keddo, nga lëkura artificiale dhe të hirta, kushtojnë 5.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 10.90 euro. Për të njëjtin çmim i gjeni edhe modele të tjera.
Në AlbiOnline gjeni dorëzat e thurura për 16.99 euro. Nuk ka më shumë sqarime, pasi sajti i dyqanit është në rikonstruksion.
Dorëza gjeni edhe në Gjirafa50. Ato të brendit Magnum për meshkuj kushtojnë 29.72 euro. Janë ngjyrë hiri.
Për kapele ka edhe më shumë zgjidhje. Më të lirën të thurur e gjeni në Maxi. Një kapelë për femra pa ndonjë markë të specifikuar, kushton 1.19 euro.
Në Gjirafa50, gjeni kapelen Art of Polo, të thurur me fije pambuku. Është për meshkuj, ngjyrë gri dhe kushton 3.07 euro.
Në Carnival, gjeni kapelen Keddo, unisex, për 4.90 euro. Është ngjyrë e kafët.
Në PemaMall, kapelën më të lirë të dimrit, e gjeni për 8 euro. Është brendi Premium, për meshkuj dhe ka ngjyra kaltër e gjelbër.
Në këtë dyqan gjeni edhe kapelën e dimrit më të shtrenjtë në tregun online. Është brend Adidas dhe nga pambuku. Kushton 18 euro.