Shampo kundër zbokthit, nga 1 deri në 90 euro gati – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shampo kundër zbokthit, nga 1 deri në 90 euro gati

18.03.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Pavarësisht se sa shpesh bëhet dush, flokët e dikujt çdo herë do të jenë të “papastër”. Zbokthi mundon me miliona njerëz, por edhe industria e farmaceutikës po bën punën e saj me zbulimin e shampove të reja e më të mira kundër zbokthit.

Në treg ka me dhjetëra lloje shampo për eliminim të zbokthit dhe nisin nga pak më shumë se 1 euro e deri në 90 euro gati.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar produktet dhe çmimet e tyre.

Shampon më të lirë kundër zbokthit mund ta porosisni në  Intercklick. Bëhet fjalë për Palmolive dhe paketimi 350 ml kushton 1.39 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe disa lloje të tjera të shampove si Belux, Wash&Go etj.

Në Foleja, shampo më i lirë kundër zbokthit është një i brendit Ziaja. Vjen në paketim 500 ml dhe kushton 3.99 euro.

Edhe në këtë dyqan gjeni disa lloje të shampove.

Në GjirafaMall, shampo më i lirë kundër zbokthit kushton 5.99 euro. Është i brendit Nivea dhe paketimi ka 250 ml.

Në Begmart, shampo më i lirë është ai i markës italiane L’Erbolario. Shishja ka 200 ml dhe kushton 11.50 euro.

Në të katër këto markete gjeni me dhjetëra lloje. E më i shtrenjti mund të blihet në GjirafaMall. Një shishe 1L kushton plot 87.54 euro. Është i brendit francez Kerastase.

Për të parë më shumë, kliko KËTU