Mes shumë veglave të punës që ju duhen për shtëpi, e që në fund të fundit, kushtojnë edhe lirë, është edhe sharra e dorës.
Në treg gjeni pa fund zgjidhje, duke nisur nga më pak se 5 euro.
Ka sharrë dorë që pret dru, por edhe metal.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.
Sharrën më të lirë të dorës e gjeni në marketin online GjirafaMall. Është për prerjen e metalit, por bën edhe për dru. Kushton 4.70 euro.
E një që është vetëm për dru, kushton vetëm 4 centë më shumë – 4.74 euro.
Sharrë dore gjeni edhe në 75Mall. Është në formë të një thike të madhe me dorezë të lakuar. Kushton 8.9 euro e me të vjen edhe këllëfi për sharrën.
Nëse dëshironi një sharrë pak më kualitative, atëherë në GjirafaMall, e gjeni një me teh tefllon dhe vjen po ashtu me këllëf plastike. Kushton 14.99 euro.
Në Foleja, sharra më e lirë kushton 16.3 euro dhe është në formë harkore. Është pak më e madhe dhe me të mund të presin dy persona njëkohësisht. Është e brendit Fiskars.
Dhe sharra më e shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është për prerjen e hekurit dhe vetë e punuar nga hekuri. Është profesionale dhe kushton 51.66 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU