Proshutë nën 6.5 euro – ofertat e hipermarketeve, 4 -10 qershor

03.06.2021

Shperndaje:

Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja për javën në vijim. Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva ofrojnë qindra produkte me zbritje për periudhën 4 – 10 qershor.

Proshuta në zbritje

Në Viva Fresh Store mund të gjeni proshutë Buquku me zbritje. 1 kg proshutë mund ta bleni për 6.49 euro. Me të njëjtin çmim, por të firmës Apetit, mund të bleni proshutë në Interex. Në Superviva nuk ka proshutë me zbritje, ndërkohë në ETC mund të bleni mish të thatë, të tymosur, për 9.99 euro kg.


Të tjera nga mishi. Në Viva Fresh Store gjeni mish viçi tul për 4.99 euro kg, kofshë pule, 1.59 euro kg dhe sallam Kuvilab, 280 gr për 0.37 euro. Në ETC gjeni mish tul Rosbif, 5.99 kg dhe suxhuk Medina e Prizreni, për 1.99 euro kg. Në Interex, në ofertë është suxhuku industrial Agoylla, 1.39 euro kg dhe suxhuku shtëpiak 2.49 euro kg. Sallami Kuvilab 280 gr kushton 0.39 euro. Në Superviva në ofertë është suxhuku Buquku, 3.19 euro kg, sallami Oreks 280 gr, 0.39 euro dhe kofshë dramstik, 1.55 euro kg.
Pra proshuta më e lirë është në Viva Fresh Store e Interex, mishi më i lirë në Viva Fresh Store, sikurse edhe sallami.

Qumësht dhe produkte të tij

Në Viva Fresh Store në ofertë është qumështi Dukat, 0.69 euro për litër. Nga bylmeti, në këtë hipermarket mund të gjeni me zbritje edhe zdenkë Hajdu 0.49 euro; ajkë Meggle 850 gr, 1.45 euro dhe djath President 330 gr, 1.89 euro. Në ETC, qumështi Efi kushton 0.59 euro; djath President 770 gr, 3.69 euro; krem për kuzhinë Polimark 1L, 1.69 euro dhe kaçkavall 600 gr, 2.99 euro. Në Interex qumështi më i lirë është Dukat, 0.65 euro. Produkte të tjera në zbritje janë: krem kuzhine Cucino d’oro 1L, 1.59 euro dhe ajkë Vita 180 gr, 0.25 euro. Superviva ka nxjerr në aksion qumështin “Kravica”, 0.69 euro, ajkën Bylmeti 700 gr, 1.19 euro dhe djathin Krishka, 1.39 euro kg.
Kësisoj, qumështi më i lirë mund të blihet në ETC.

Brendet botërore të birrave në aksion

Viva Fresh Store për këtë javë ofron birrën Heineken në kanaçe 0.5 L në aksion – 0.85 euro apo 22 për qind më lirë. ETC ofron birrën Corona në shishe qelqi 355 ml për 0.99 euro apo 0.40 euro më lirë. Interex nuk ka birrë në aksion, derisa Superviva ofron birrën gjermane Niklot në kanaçe 0.5 L për 0.55 euro.

Mielli, pastat dhe fasulja

Viva Fresh Store ka nxjerr në aksion miellin Dellino tip-400, 5 kg për 1.78. Ofron edhe fasulen Beta në paketim 800 gr për 1.79 euro dhe shpagetat Italiano 500 gr për 0.39 euro. ETC në aksion ka miellin Finnesa tip-400, 25 kg për 9.98 euro, makaronat Divella 500 gr për 0.49 euro dhe fasulen Pi-Ki 800 gr për 1.79 euro. Interex ofron miellin Dellino tip-400, 5 kg për 1.85 euro dhe makaronat Reggia 500 gr për 0.49 euro. Në Superviva nuk ka miell në aksion, e nga produktet e tij, mund të gjeni makarona Coop 500 gr për 0.59 euro dhe fide Pi-Ki 400 gr për 0.39 euro.
Mielli më i lirë në paketim 5 kg mund të blihet në Viva Fresh Store. Pastat ndryshojnë për nga pesha.

Detergjente dhe produkte higjienike

Në Viva Fresh Store mund të bleni detergjent Persil në paketim 6 kg për 5.49 euro apo 38 për qind më lirë. Sapuni i lëngshëm 750 ml kushton 0.65 euro, kurse letrat e tualetit Paloma – 10 copë, 1.99 euro. Në ETC detergjenti i rrobave Merix në paketim 6 kg kushton 4.99 euro; sapuni i lëngshëm 750 ml, 0.79 euro dhe letra tualeti Perfex – 10 copë, 1.89 euro. Në Interex, detergjenti Merix në paketim 6 kg kushton 4.79 euro e sapuni i lëngshëm 1L, 0.79 euro. Në Superviva, detergjenti Diell 3 kg kushton 1.65 euro, kurse leter tualeti Zewa 10 copë, 1.99 euro.
Detergjenti më i lirë, pavarësisht brendit mund të blihet në Superviva, kurse sapuni i lëngshëm në Interex.

Tavolinë e karrige për kopsht

Në Viva Fresh Store mund të gjeni tavolinë plastike për kopsht me dimensione 70 x 120 cm për 16.99 euro, kurse karriget e plastikës kushtojnë nga 3.95 euro. Në ETC, tavolina e plastikës me dimensione 68 x 118 cm kushton 22.90 euro, kurse karriget e plastikes 6.99 euro. Në Interex ofrohen dy lloj tavolinash, e rrumbullakët dhe katrore për 19.99 copa. Dimensionet nuk janë dhënë. Karriget e plastikës kushtojnë nga 3.49 euro. Në Superviva nuk ka tavolina e karrige në ofertë.
Pra, tavolinat më të lira për kopsht mund t’i gjeni në Viva Fresh Store, kurse karriget e plastikës në Interex.

Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva