Nëse veç keni vendosur të ngroheni sivjet më rrymë, atëherë është koha e duhur për ta blerë pajisjen qysh tash.
Qeveria ka hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçiente, e një ndër to është edhe inverteri, ose siç mund ta gjeni edhe me emrin klimë, pra që ngrohë dhe ftohë.
Subvencionimi shkon deri në 40 për qind të vlerës së përgjithshme. E gjitha që duhet të bëni, pasi ta keni blerë e montuar, faturën ta dorëzoni në institucionin përkatës dhe pas verifikimit, do të merrni 40=përqindëshin prapa.
Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Inverterin më të lirë e gjeni në dyqanin Aztech. Është i brendit Vivax, me fuqi 12.000 BTU apo siç njihet “12-sh”. Ka efiçiencë të energjisë 2 pluse për ftohje dhe një për ngrohje. Kushton, me zbritje, 349 euro. Vjen me garanci 2-vjeçare. Pasi të subvencionoheni, do t’ju bie 210 euro.
Për pak më shumë, në 75Mall mund të porosisni inverterin Hisense. Me zbritje mund ta merrni për 389 euro. Është “12-sh”.
E në dyqanin Foleja, mund të porosisni inverterin e brendit Samsung edhe me zbritje edhe me subvencionim nga Qeveria. Nga 599 euro, me zbritje mund ta merrni për 399 euro. E kur të subvencionoheni, inverteri do t’ju bie 240 euro. Është me 2 pluse për ftohje dhe me një për ngrohje.
Nëse kërkoni inverter “12-sh”, në GjirafaMall, e gjeni atë të brendit Bosch për 429 euro. Çmimi i rregullt është 599 euro.
Dhe inverteri më i shtrenjtë mund të porositet në Foleja. Është i brendit Samsung, me kapacitet 24.000 BTU ose “24-sh”. Për ftohje, klasa e energjisë është A++, kurse për ngrohje A+. Është me Wi-fi dhe me shumë mundësi të tjera.
Për të parë më shumë, kliko KËTU