Shfrytëzo zbritjet për Black Friday, zgjidh pakon më të lirë për asistencë rrugore – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shfrytëzo zbritjet për Black Friday, zgjidh pakon më të lirë për asistencë rrugore

26.11.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Pavarësisht se keni veturë të re apo më të vjetër por në gjendje të rregullt, asnjëherë mos i besoni asaj.

Në çdo rast mund t’ju lë në rrugë, apo larg qoftë edhe të bëni ndonjë aksident.

Për të hequr merakun e veturës, bëni mirë që të blini një nga pakot që ofrojnë kompanitë e asistencës rrugore.

Janë disa, por kësaj here do të fokusohemi në katër prej tyre. Dhe e mira është se mund të përfitoni zbritje në secilën pako gati për shkak të “Black Friday”.

Në fakt, gati të gjitha ofrojnë pako veç për Kosovë, pastaj për rajon dhe për Evropë. Por ka edhe ndonjë kompani që ka zgjeruar gamën e ofertave.

Platforma Sa Kushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pakon më të lirë për Kosovë e gjeni te kompania Marimanga. Nga 25 euro, për “Black Friday” mund ta merrni për 17.5 euro. Në pako ofrohet autobartje 24/7 kudo brenda Kosovës, transport i automjetit në servisin me të afërt të autorizuar ose deri në destinacionin e kërkuar nga klienti si dhe mbushje me derivate në rast të nevojës.

Në kompaninë KTA, kjo pako bazike kushton 29 euro. Pos tjerash, ofron edhe dy herë në vit intervenim në veturë në vendin e ngjarjes.

E në kompaninë Asistenca Rrugore e Kosovës, pako bazike kushton 29.99 euro. Sipas ofertës, klientit i ofrohen pa limit asistime.

Në kompaninë Asistenca e Përgjithshme Rrugore, nuk ka pako veç për Kosovë. Më e lira është ajo për rajon, që kushton 39.90 euro. Aty përfshihet pos Kosovës, edhe Mali i Zi, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Nëse e blini pakon për “Black Friday”, atëherë fitoni një muaj falas, pra 12+1.

Nëse i krahasojmë me ofertat e tri kompanive të tjera për rajon, atëherë kjo e Asistencës së Përgjithshme Rrugore nuk është më e lira.

Marimanga ofron pakon për rajon me zbritje për 28 euro. Çmimi i rregullt është 40 euro.

Në Asistencën Rrugore të Kosovës, pako e rajonit kushton 49.99 euro, por ka edhe një pako veç për Kosovë e Shqipëri, me çmim 39.99 euro.

Në KTA, pakoja që mbulon edhe shtetet e rajonit, por mban emrin Gold, kushton 59 euro. Aty janë edhe disa kufizime, si autobartje deri në 220 euro mbulueshmëri dhe taksi për pasagjerin deri në 30 euro. Nëse bëhet më shumë, klienti duhet vetë të përgjigjet.

E tash edhe për pakon kryesore, që e gjeni më emra të ndryshëm.

Më e lira ofrohet po te Marimanga. Nga 99 euro, mund ta merrni pakon Evropa për 69.3 euro për “Black Friday”. Përfshihen të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Në kompaninë Asistenca e Përgjithshme Rrugore, pakoja më e zgjeruar që përfshin shtetet e BE-së, kushton 89.90 euro në vit, e për shkak të “Black Friday”, ju merrni edhe 3 muaj gratis, pra 12+3.

Në KTA, pako Premium që përfshin po ashtu shtetet e BE-së, kushton 119 euro, teksa kompania Asistenca Rrugore e Kosovës nuk ka ofertë për më larg se rajoni.

Pra, ofertat më të lira aktualisht i ka Marimanga.

 

Për të parë ofertat e kompanisë Marimanga, kliko KËTU

Për të parë ofertat e kompanisë KTA, kliko KËTU

Për të parë, ofertat e Asistencës Rrugore, kliko KËTU

Për të parë ofertat e Asistencës së Përgjithshme Rrugore, kliko KËTU