Kampionati evropian ka nisur, por nuk është vonë të blini një projektor dhe të shikoni ndeshjen në një ekran të madh.
Ju duhet edhe për ngjarjet tjera të kësaj vere, sikurse janë Lojërat Olimpike në Paris, por edhe për filma.
Në tregun online gjeni zgjidhje të shumta të projektorëve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Projektorin më të lirë e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Është i brendit Overmax Multipic 2.5, LED, 1280 x 720 pixels e 2000 lumens. Ka shkëlqim të balancuar e të përkryer prej llambave LED 50 W (2000 lumens) me kontrast (1500:1), i cili siguron jetëgjatësi të llambës deri në 5.000 orë. Projektori ju lejon të projektoni imazhe me një diagonale deri në 120 inç. Kushton 115.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 169.80 euro.
Projektor gjeni edhe në rrjetin e dyqaneve Neptun. Më i liri kushton 379 euro, por me kartelë të anëtarësisë Happy mund ta blini për 299 euro. Është i brendit Viewsonic. Ka rezolucion 1920×1080 pixels, kontrast 22000:1, ndriçim LED (3800 lumens) dhe jetëgjatësi të llambës: 5.000 orë.
Në këto dy dyqane gjeni shumë lloje të projektorëve dhe më i shtrenjti mund të porositet në Gjirafa50. Është i brendit BenQ, modeli TK700 dhe kushton 1,167.50 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 1,291.50 euro. Është i projektuar më shumë për lojëra sportive, por bën edhe për filma. Është multimedial, i përshtatshëm për argëtim në shtëpi, me rezolucion UHD 3840 x 2160 pixels, me raport kontrasti 10,000:1, ndriçim 3.000 lumens dhe llambë me jetëgjatësi deri në 15.000 orë.
Për të parë më shumë, kliko KËTU