Shilte për karrige – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shilte për karrige – ku i gjeni më së liri

09.05.2023

Shperndaje:

Nëse diçka ka me bollëk për të zgjidhur, atëherë ato janë shiltet për karrige. Në tregun online gjeni me dhjetëra, ndoshta edhe me qindra lloje të shilteve.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua prezanton ofertat më të lira.

Shiltet më të lira i gjeni në Jysk. Janë ngjyrë hiri, i kanë dy lidhëse në cepa për t’i lidhur për karrige dhe janë të mbushura me sfungjer. Materiali është me mikrofije. Dimensionet janë 36 cm x 32 cm. Janë të brendit Dvergjamne dhe copa kushton 2.5 euro.

Në kët dyqan në fakt, ofrohen llojet më të shumta. Për 3.49 euro copën, në Jysk mund të blini shiltet Passvikdalen. Janë me zbritje nga 4.99 euro. Janë me sfungjer të ricikluar dhe kanë dimensione 38 cm x 38 cm. Prodhimet e këtij brendi kanë edhe certifikatë shëndetësore dhe të mjedisit OEKO-TEX. Ofrohen disa ngjyra dhe dizajne.

Për të njëjtin çmim thuajse – 3.5 euro, në Jysk gjeni edhe shiltet e rrumbullakëta me fije të gjata. Janë të brendit Taks dhe ofrohen disa ngjyra.

Gjeni edhe shilte që e kanë pjesën mbështetëse. Këto lloj shilte, më së liri i gjeni po në Jysk. Ato të brendit Alhede, kushtojnë 12.50 euro copa. Ofrohen disa lloj dizajnesh.

Dhe shiltet më të shtrenjta për karrige i gjeni në këtë dyqan. Janë po ashtu me pjesën për mbështetje të shpinës. Copa kushton 44.99 euro, janë njëngjyrëshe dhe të brendit Bredmose. Materialin mbështjellës e kanë nga poliesteri 100 për qind, kurse mbushjen nga sfungjeri me dendësi 18 kg për metër kub.

Për të parë më shumë, kliko KËTU