Doni në të ndërroni një poç elektrik; të mbërrini pjesën e sipërme të dollapave; apo edhe të bëheni moler për shtëpinë tuaj? Asnjë prej këtyre punëve nuk mund të bëhet pa një palë shkallë.
Në tregun online ka me dhjetëra lloje të shkallëve palosëse, nga ato më të vogla deri tek ato profesionale.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Shkallët më të lira mund t’i porosisni në dyqanin online PemaMall. Kanë vetëm tri platforma për ngjitje dhe kushtojnë 15 euro. Kur të hapen janë në formë të piramidës që ju ofrojnë siguri gjatë punës. Materiali është alumin që i bën shumë të lehta për bartje.
Në këtë dyqan, për 2 euro më shumë mund të porosisni shkallë të njëjta, por me një platformë për shkelje më shumë që ju bën të mbërrini lartësi më të madhe.
Shkallë të shumta gjeni edhe në dyqanin online Gjirafa50. Janë të brendit Casgan Olympos me 4 platforma për vënie të këmbëve. Janë prej alumini të fortë dhe kushtojnë 51 euro.
Shkallët më të shtrenjta i gjeni në Gjirafa50. Janë me platformë të madhe dhe peshojnë në katër shtylla, por kanë edhe 4 rrotë për lëvizje më të lehtë e më të sigurtë. Kushtojnë 820 euro.
Për të parë të gjitha llojet e shkallëve, kliko KËTU