Shkopinj aromatik – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shkopinj aromatik – ku i gjeni më së liri

30.05.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Ka shumë lloje të aromave për ambiente të brendshme, e një ndër to janë edhe shkopinjtë aromatik.

Janë edhe të bukur, pra dekorativ dhe shërbejnë për aromë të mirë, qoftë në shtëpi, qoftë në veturën tuaj.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Shkopinjtë aromatik, më së liri i gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Janë shkopinj për veturë. Janë nga druri me aromë liri dhe qëndrueshmëri 1 muaj. Dy shkopinj kushtojnë 8.63 euro.

Deri në 10 euro, gjeni edhe disa lloje të tjera të shkopinjve aromatik për vetura. E për 13.56 euro, mund të porosisni shkopinj për dhoma. Janë të brendit Tesori d´Oriente, linja White Musk. Difuzori i aromës me shkopinj do të parfumojë shtëpinë tuaj me aromën e myshkut të bardhë dhe do të krijojë një atmosferë mirëqenieje, relaksi dhe harmonie deri në 8 javë. Përbërja e aromës: koka: jasemini, aldehidet dhe lulet e bardha.

Shkopinj gjeni edhe në dyqanin tjetër online Begmart. Më të lirët kushtojnë 18.90 euro. Janë të brendit L’Erboralio dhe nga lulet e irisit. Kanë aromë të butë, të këndshme, të freskët dhe relaksuese.

Dhe më së shtrenjti shkopinjtë aromatik i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit italian Millefiori dhe kushtojnë 32.41 euro. Është e pasur me nota bergamot, mollë, nota të gjelbra, manjolë, trëndafil, violet, patçuli, amber dhe dru sandali.

Për të parë më shumë, kliko KËTU