Nëse jeni adhurues i qumështit me vanilje apo çokollatë, si diçka për të nisur mëngjesin, atëherë bëni mirë të keni në shtëpi edhe një shkumëzues qumështi.
Pasi të hidhni qumështin e nxehtë dhe vaniljen në filxhan, më shkumëzuesin e thjeshtë ju do ta trashni qumështin dhe falë kësaj do të fitoni shije tjetër.
Në tregun online ka shkumëzues të ndryshëm, qoftë të thjeshtë, apo edhe që vijnë si aparate të veçanta në formë bokalli.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Së pari flasin për shkumëzuesit e thjeshtë.
Më të lirin e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Është i brendit Esperanza dhe kushton 3.58 euro.
Në dyqanin Foleja, të njëjtin produkt, të markës e ngjyrës së njëjtë, mund ta porosisni për 4.5 euro.
Më i shtrenjti, mund të blihet në GjirafaMall. Kushton 29.99 euro dhe është i tëri i punuar nga inoksi. Është i brendit Gastroback.
Për çmim të njëjtë thuajse mund të blini edhe shkumëzuesin më të lirë në formë bokalli. Në Foleja mund ta porosisni për 29.5 euro dhe është i markës Bialetti.
E më i shtrenjti shkumëzues qumështi në formë bokalli gjendet në GjirafaMall. Është i brendit Melitta dhe kushton 126.5 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU