“Shorce” – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

“Shorce” – ku i gjeni më së liri

04.07.2024

Shperndaje:

Nëse brekët e plazhit, që në popullatë mund të njihen edhe me emrin “shorce” e që vjen nga anglishtja “shorts”, iu kanë vjetruar, nuk keni apo thjeshtë doni t’i ndërroni për pushimet e radhës, atëherë në tregun online ka zgjidhje pa fund.

Gjeni “shorce” të brendeve të njohura, për fëmijë, meshkuj e femra.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri gjeni “shorce” në dyqanin online Foleja. Një palë, e që brendi nuk është dhënë te informatat, kushtojnë 7 euro. Janë të bardha dhe me ca palma si dizajn.

Këto janë më të lirat, por jo më të mirat. Në këtë dyqan gjeni edhe shumë të brendeve të njohura.

Për 22 euro, në këtë dyqan gjeni “shorce” të brendit 4F. Ofrohen për meshkuj dhe femra, dhe janë një ngjyrëshe.

Për 35 euro, mund të porosisni një palë “shorce” të brendit Nike, ngjyrë e kuqe.

I gjeni edhe “shorcet”Iceberg. Janë për meshkuj dhe nisin lart me ngjyrë të verdhë dhe përfundojnë në portokalli, në fund. Kanë dizajn unik dhe kushtojnë 38 euro.

Ka edhe të brendit O’Neill. Më të lirat kushtojnë 45 euro. Janë portokalli e zbehtë dhe me logon e madhe në “këmbën” e majtë. Edhe këto i gjeni në Foleja.

Nëse doni Armani, atëherë “shorcet” e këtij brendi mund t’i blini për 59 euro.

Shumë zgjidhje gjeni edhe në GjirafaMall.

Më të lirat janë 24 euro. Janë Nike dhe me material të gomës që puthitet për trup.

E më të shtrenjtat në këtë dyqan janë një palë Hugo. Janë ngjyrë hiri e mbyllët dhe kanë një shirit anash ku është stampuar logoja. Këto “shorce” kushtojnë 66.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU